Katherine Heigl kërkon me çdo kusht një fëmijë tjetër. Aktorja, e njohur për rolin e saj në filmin ‘The Ugly Truth’, ka adoptuar një vajzë që tashmë është 3 vjeç dhe ka ndërmend që të ketë edhe një fëmijë tjetër, por pa saktësuar nëse kërkon të adoptojë sërish apo kësaj radhe bëhet fjalë për një fëmijë biologjik.
“Ndihem e privilegjuar që kam një vajzë kaq të mirë. Është e mrekullueshme. Po më pëlqen shumë kjo periudhë e jetës dhe ajo e di që për mua është gjithçka”, shprehet Heigl për ‘Access Hollywood’.
“Do më pëlqentë shumë të kisha edhe një fëmijë tjetër. Vajzën e kam adoptuar kur ishte nëntë muajshe, pra kanë kaluar gati dy vite. Tani ndihem gati për të shtuar sërish familjen”, shtoi aktorja e cila është e martuar me këngëtarin Josh Kelley.
Katherine Heigl shtoi: “Mërzitem shumë kur më duhet të largohem prej vajzës për shkak të xhirimeve.”
Top Channel