Bundchen, modelja e parë miliardere

24/01/2012 17:05

Gisele Bundchen është modelja më e pasur në botë, por me hedhjen në treg të linjës së saj personale të veshjeve intime, pasuria e brazilianes pritet të shumëfishohet brenda pak kohe.

Sipas ekspertëve të tregut, Bundchen mund të shndërrohet shumë shpejt në femrën e parë në histori që arrin të grumbullojë një miliardë euro nga moda.

E hedhur në treg në maj 2011, linja e 31-vjeçares është bërë më popullorja në të gjitha vendet e Amerikës së Jugut, në Japoni, Portugali, Izrael dhe është në zgjerim shumë të shpejtë edhe në tregjet e tjera ndërkombëtare.

Pika më e fortë e këtyre veshjeve, janë jo vetëm emri i njohur i Bundchen, por edhe fakti që është vetë ajo që reklamon mbathjet.

Kompania me të cilën bashkëpunoi modelja në realizimin e këtij projekti, “Hope”, regjistroi një rritje të menjëhershme prej 40% në arkëtimet e saj, pasi në dyqanet e saj nisi tregëtimi i produkteve Bundchen.

Me sfilatat dhe pjesëmarrjen e saj në spote publicitare, vetëm gjatë 2011-s braziliania grumbulloi një pasuri prej 40 milionë eurosh.

Me suksesin që ka përjetuar linja e veshjeve intime të brazilianes pritet që shumë shpejt një nismë e tillë të ndërmerret edhe nga modelja tjetër, Bar Rafaeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA