Kroacia, si e lufton korrupsionin

23/01/2012 22:45

Një prej arsyeve të progresit të Kroacisë drejt BE-së ishte pikërisht lufta ndaj korrupsionit. Akuzat për korrupsion nuk do të kursenin nga arrestimi politikanin Ivo Sanader, dy herë kryeministër i Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë presidenti kroat, Ivo Josipovic ka patur një bashkëbisedim me gazetarët. Top Channel e pyeti presidentin Josipovic cili do të ishte qëndrim i tij nëse në Kroaci qeveria do të ndërhynte në pavarsinë e prokurisë për cështje korruptive ku janë përfshirë disa politikanë të lartë.

Presidenti kroat nuk ka preferuar të komentojë problemet e drejtësisë shqiptare, por ka treguar se cili është modeli kroat në luftën kundër korrupsionit.

“Mund tju tregoj se cila është situata të Kroci  ku ne kemi modelin Gjerman dhe atë austriak në sistem,in e drejtësisë dhe pavarsi të sistemit të drejtësisë. Pamvarsisht pavarsisë që gëzon sistemi ynë i drejtësisë ne kemi patur probleme me efektivitetin e këtij sistemi jo vetëm në cështje që lidhen me korrupsionin por edhe ato civile dhe penale. Luftës kundra korrupsionit i kemi dedikuar një zyrë të vecantë e përbërë nga disa prokurorë tërësisht të pavarur, tepër eficentë dhe rezultati ishte shumë i dukshëm pasi ndaj shumë personave janë ngritur akuza për korrupsion”, tha presidenti kroat, Ivo Josipovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA