Homazhe për viktimat e 21 janarit

21/01/2012 00:00

Kortezhi i gjatë i njerëzve nisi marshimin nga selia e Partisë
Socialiste. Në krye, fotografitë e katër viktimave të 21 janarit Ziver
Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikes dhe Hekuran Dedës.
 

Nen tingujt e melodive mortore kortezhi ka kaluar ngadale bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njerëz të Partisë Socialiste qe mbanin nje shirit identifikues kane kontrrolluar nga prane varganin e njerezve, nderkohe qe policia ka qene e vendosur vetem ne zonen perpara kryeministrise dhe rreth saj.

Lule, lot nga familjare e te aferm ne perkujtim te kater viktimave ne vendet ku ata u vrane ne 21 janarin e vitit te shkuar. Asnje fjalim, veç njerez qe kane parakaluar ngadale balle tyre .

Me pas turma eshte larguar ngadale drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga erdhi duke i dhene fund ne kete menyre pa asnje tension ceremonisë përkujtimore për katër viktimat e 21 Janarit.

Pas kesaj ceremonie, familjare te viktimave, drejtues te Partise Socialiste dhe qytetare te tjere u drejtuan ne sallen e Akademise se Arteve, ku u mbajt nje ceremoni perkujtimore, e titulluar “Drejtesi per 21 Janarin”.

Gjate aktivitetit u dhane edhe titujt ‘Qytetare Nderi’ per kater viktimat e 21 janarit nga komunat dhe rrethet qe keta persona ishin banore.

Si sot një vit më parë në demostratën e opozitës në Bulevardin
“Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë, u vranë 3
protestues, ndërsa i katërti humbi jetën disa ditë më vonë në spital.

Një vit më parë, kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e opozitës, Presidentin dhe kryeprokuroren si puçistë. Edhe sot pas një viti, ngjarja është ende e pazbardhur, ndërsa hetimet pritet të marrin një tjetër rrjedhë pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së.   
 
Një ditë përpara homazheve, Edi Rama deklaroi për Top Channel se kjo ngjarje duhet të zbardhet e plotë. Rama u shpreh se ekzekutuesit dhe urdhëruesit e atyre që shkaktuan 4 viktima do të vihen deri në fund para drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA