Tenis, Mërrej dhe Hjuit kalojnë turin

20/01/2012 01:40

Endi Mërrej ka kaluar në raundin e tretë në turneun Australian Open pas një fitoreje të pastër 3-0 me sete ndaj francezit Eduart Roxher Vaslin.

Skocezi nuk i ka dhënë asnjë shans kundërshtarit që të përmbysë rezultatin. Në raundin e ardhshëm numri 4 i renditjes botërore do të ndeshet në një tjetër francez, këtë herë me Llodran.

Në Rod Laver Arena, sfida mes Endi Rodik dhe Lejton Hjuit ka emocionuar publikun deri në momentin kur Rodik u tërhoq për shkak të një dëmtimi.
 
Amerikani la sfidën në momentin kur rezultati ishte 2-1 me sete për australianin Hjuit, i cili në raundin tjetër do të ndeshet me kanadezin Milosh Raonic.

Top Channel