Shuhet kampionia e botës e skive

20/01/2012 12:50

Pesë herë kampione e botës në kërcimin me ski nga platformat e ngritura (i quajtur ndryshe stili i lirë), Sarah Burke ndërroi jetë mëngjesin e së premtes, në një spital amerikan.

29-vjeçarja u aksidentua gjatë stërvitjes në Salt Lake City, në SHBA dhe nga testimet mjekësore u vërtetua se ajo kishte pësuar dëmtime të parikuperueshme në tru për shkak të ndalimit të qarkullimit të gjakut pas një arresti kardiak në momentin e impaktit me tokën.

”Me hidhërim të thellë, duhet të lajmërojmë se Burke humbi luftën e saj me vdekjen”, u shpreh manaxheri i yllit kanadez të skive. Ai shtoi se organet e kampiones do të dhurohen, pasi është e sigurt që kjo është ajo që Burke do të kishte dashur.

Ky është aksidenti i dytë fatal që ndodh në platformën e ngritur të St.Lake City në dy vitet e fundit, pasi skiatori Kevin Pearce gjithashtu pësoi dëmtime të parikuperueshme në tru dhe si rrjedhojë ndërroi jetë, pas një aksidenti të pësuar në 31 dhjetor 2009.

Pesë herë kampione e botës, Burke do të mbahet mend jo vetëm për talentin e saj, por edhe për kontributin e paçmuar që dha në shndërrimin e këtij sporti ekstrem në një disiplinë olimpike.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel