Pele: Messi si unë? Kur të fitojë 3 botërorë

20/01/2012 20:00

“Kur Messi të ketë shënuar 1283 gola dhe të ketë fituar tre Kupa Bote, flasim.” Kështu është shprehur ish-futbollisti brazilian Pele duke komentuar krahasimet mes tij dhe yllit argjentinas të Barcelonës.

“Messi është futbollisti im i preferuar për momentin, por nuk më pëlqejnë krahasimet. Kur Messi të shënojë 1283 gola dhe të fitojë tre kampionate botërore, flasim”, theksoi Pele në një intervistë për ‘Le Monde’.

“Rekordet janë për tu thyer, por do të jetë shumë e vështirë të arrihen ato që kam vendosur unë. Njerëzit më pyesin gjithmonë se kur do të lindë një tjetër Pele dhe unë përgjigjem shkurt: Kurrë! Nëna dhe babai im e kanë mbyllur me kohë fabrikën”, shtoi Pele.

Legjenda braziliane e futbollit pranoi se teknikisht Messi është në të njëjtin nivel me të: “Zoti na ka falur të dyve dhunti teknike. Jemi njësoj në këtë aspekt.”

“Messi është një lojtar i madh me Barcelonën, por nuk ka sukses me Argjentinën. Unë luaja me të dyja këmbët dhe mbrojtësit nuk e dinin nëse do të gjuaja me të majtën apo të djathtën. Gjithashtu kam bërë edhe shumë gola me kokë”, deklaroi Pele.

Top Channel