Sërish Barcelona, shumë e fortë për Realin

19/01/2012 00:22

Sërish Barcelona, ndërsa mallkimi për Mourinhon vazhdon! Ekipi i Guardiolës fitoi duke përmbysur rezultatin 2-1 ndaj Realit të Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Fillimisht madrilenët kaluan në avantazh me anë të Cristiano Ronaldos (11’) në pjesën e parë, por katalanasit treguan dhëmbët në të dytën kur Puyol (49’) dhe Abidal (77’) bëjnë rolin e sulmuesit dhe përmbysin gjithçka.

Kjo ishte klasikja e parë mes dy gjigandëve spanjollë, nga dy që do të luhen në fazën çerekfinale të Kupës së Mbreti.

Takimi i kthimit do të luhet një javë më pas në Camp Nou.

Top Channel