Milan kualifikohet në shtesë, Pato gol dhe dëmtim

19/01/2012 00:01

Skuadra e Milanit u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Italisë duke mundur me vështirësi Novarën 2-1, pas kohës shtesë.

Nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt të lojës kanë përfunduar në barazim 1-1 me gola nga El Shaarawy në të 24’ dhe Radovanoviç, që u hapi punë milanezvëve në minutën e 88-të.

Pato shënoi golin vendimtar në minutën e 100-të, por autorit të golit iu desh të linte lojën pas pak minutash për një problem të ri fizik.

Në raundin e ardhshëm skuadra e Allegrit do të përballet me ekipin e Lazios.

Top Channel