Ancelotti: Tevez do PSG-në

19/01/2012 15:55

Pas shumë e shumë ditësh pa mësuar të ardhmen e tij, Carlos Tevez mund të pranojë më në fund ofertën e Paris Saint Germain. Këtë gjë e ka bërë të ditur trajneri i francezëve, Carlo Ancelotti.

“Mendoj se nëse do të flasim me Tevez, ai do të bindet që të luajë për ne. Dëshiron të largohet nga Manchester City”, ka theksuar Ancelotti.

Klubi anglez ka pranuar propozimin e PSG (29 milionë euro plus 8 milionë euro bonus) dhe mbetet vetëm të arrihet marrëveshje me lojtarin. Tevez kërkon 10 milionë euro në sezon, Leonardo ofron 7.

“Nuk jam i shqetësuar me formën e tij fizike sepse mendoj se me dy javë stërvitje do të rikthehet si më parë”, ka shtuar Ancelotti.

Top Channel