Rihanna dhe fotot “e nxehta”

18/01/2012 10:20

Rihanna po vazhdon pushimet e saj në Hauai ku si zakonisht është e ndjekur nga fotografët që mundohen të kapin çdo moment të këngëtares. Gjithsesi, në rastet kur paparacëve u shpëton diçka është vetë ajo që publikon foto në Twitter në mënyrë që fansat të mbeten të kënaqur.

Rihanna kishte zgjedhur një palë rroba banjoje ngjyrë argjendi që mbulonin shumë pak pjesë të trupit dhe vendosi që të bënte foto për ta ndarë pamjen me 12 milionë ndjekësit e saj në Twitter.

Ditën e martë u publikuan disa foto të tjera “të nxehta” të 23-vjeçares, por kësaj radhe bëhej fjalë për një fushatë publicitare të firmës “Armani”.

Këngëtarja, shfaqet në pozat e publikuara ditën e martë jashtëzakonisht tërheqëse, ndërsa reklamon një linjë veshjesh intime.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA