PSG dhe Kaka’ arrijnë marrëveshjen

18/01/2012 13:45

Paris Saint Germain ka arritur një marrëveshje me futbollistin e Real Madrid, Ricardo Kaka’, sipas sportives italiane ‘La Gazzetta dello Sport’.

Klubi francez ka arritur të bindë mesfushorin brazilian që të lërë madrilenët, ku ka humbur protagonizmin pothuajse plotësisht, edhe pse Jose Mourinho ka bërë të ditur se asnjë futbollist nuk do të largohet para muajit qershor.

Tashmë duhet vetëm që PSG të arrijë marrëveshjen edhe me Real Madrid në mënyrë që Kaka’ të bashkohet sërish me ish-teknikun e tij tek Milani, Carlo Ancelotti.

‘La Gazzetta dello Sport’ flet për një ofertë prej 25 milionë eurosh për brazilianin dhe se marrëveshja është shumë afër.

Top Channel