Milan, Boateng 1 muaj jashtë fushave

18/01/2012 14:45

Pas humbjes kundër Interit, një tjetër lajm i keq për Milanin. Kuqezinjve do i mungojë mesfushori Kevin Prince Boateng për të paktën 1 muaj.

Milani ka komunikuar se ganezi ka pësuar “një dëmtim muskular në kofshën e majtë që do e mbajë jashtë fushave për katër javë”.

Gjithashtu, probleme ka shfaqur edhe portieri Christian Abbiati në pulpën e këmbës së majtë.

Rikthehen Merkel dhe Strasser

Pas rikthimit në ekip të Alexander Merkel nga Genoa ditën e martë, Milan ka rikthyer nga huazimi edhe mesfushorin tjetër Rodney Strasser, nga Lecce, si pasojë e dëmtimeve të shumta që kanë përfshirë mesfushën e ekipit të drejtuar nga Allegri.

Gjithashtu është zyrtarizuar edhe blerja e mbrojtësit të majtë Djamel Mesbah, ish-futbollist i Lecce.

Top Channel