Liv Tyler koleksionon parfume
18/01/2012 14:05
Liv Tyler ka rrëfyer se koleksionon parfume që nga mosha e adoleshencës, parfume që nuk i përdor kurrë.
“Nuk i harxhoj, thjesht i nuhas sepse secili prej tyre më kujton një periudhë të veçantë të jetës sime”, është shprehur aktorja amerikane.
“Parfumi që përdor është i njëjtë me atë të gjyshes, por mban erë më të mirë tek ajo”, shtoi vajza e vokalistit të Aerosmith, Steven Tyler.
Aktorja tregoi se i duhen rreth 3 orë për tu bërë gati kur duhet të parakalojë në tapetin e kuq.
“Më pëlqen të bëhem gati në kuzhinën e shtëpisë sepse edhe stafi mund të rrijë më rehat duke dëgjuar muzikë, duke bërë shaka apo duke pirë diçka”, deklaron aktorja.
Top Channel