Flokët e gjata të Jim Carrey

18/01/2012 12:05

Jim Carrey është një nga aktorët e komedive më të famshëm në botë dhe së shpejti do të shfaqet në kinematë botërore me një tjetër personazh, por kësaj radhe me një “look” krejt ndryshe.

Në filmin ‘Burt Wonderstone’, aktori u shfaq në ditën e parë të xhirimeve me flokë të gjata dhe të verdha.

Sipas stafit të xhirimeve, Carrey-t i pëlqen shumë parrukja dhe kujdeset vetë për të.

‘Burt Wonderstone’ është një komedi mbi dy banda rivale magjistaresh në Las Vegas. Steve Carrell interpreton magjistarin e vjetër, emrin e të cilit ka marrë filmi, ndërsa Carrey është rivali i tij, një magjistar i sapoardhur në qytet dhe që është në kulm të karrierës.

Kastin e aktorëve e plotësojnë Olivia Wilde dhe Steve Buscemi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA