Tenis, dita e dytë e Australian Open

17/01/2012 15:50

Në ditën e dytë të Australian Open është britaniku Andi Murray ai që vihet në provë. Përballja e tij me Ryan Harrison edhe pse në letër u duk e lehtë, nuk rezultoi e tillë.

Murray arriti të kualifikohet për në raundin e dytë, por iu deshën katër sete për të fituar. Të parin ishte Harrison që e fitoi falë gabimeve të tenistit britanik, por më pas Murray përmbys menjëherë gjithçka duke treguar aftësitë e tij, për më tepër në këtë slem, nga i cili është mundur në dy raste në finale.

Ndërkohë për femra, ka debutuar në turneun australian, kampionia e US Open Sem Stosur, një ndeshje që ka rezultuar e para dhe e fundit për të. Vendi i gjashtë në renditjen botërore për femra është mundur në Rod Laver Arena nga tenistja rumune Sorana Kristea me rezultatin 7-6 6-3.

Ky nuk është një slem i përshtatshëm për Stosur pasi në karrierën e saj ajo nuk ka mundur të kalojë dot më shumë se raundi i katërt në Melburn Park.

Top Channel