Seria A, Napoli ndalet në barazim

17/01/2012 01:00

Napoli u ndal në barazim 1-1 nga Bolonja në ndeshjen e fundit të javës së 18-të të kampionatit italian.

Skuadra mike kaloi e para në avantazh falë një goli të Acquafrescas në minutën e  14′ të pjesës së parë dhe falë një gabimi nga mbrojtja e Napolit.

Barazimi do të vinte vetëm në minutën e 71-të me Kavanin që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga Perez. Penalltia u kontestua mjaft nga lojtarët e Bolonjës.   

Skuadra e Mazzarrit ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e Juventus.

Top Channel