Roger Moore: Më pëlqenin skenat e “nxehta”

17/01/2012 21:45

Roger Moore është shprehur se skenat që i pëlqenin më shumë kur xhironte filmat e James Bond ishin ato në shtrat me aktoret e tjera.

“Gjithmonë i kam shijuar skenat “e nxehta”. Në fakt mendoj se nuk kam bërë mjaftueshëm”, shprehet 84-vjeçari, i cili ka interpretuar agjentin e famshëm 007 në periudhën 1973-1985.

Më pas, Moore theksoi se aktorët e brezit të tij nuk dalin në pension, thjesht zilja e telefonit nuk i bie më.

“Aktorët që janë në moshë me mua nuk është se kanë dalë në pension, thjesht nuk na merr njeri në telefon për të na dhënë role”, shprehet aktori veteran për ‘Hello!’.

Moore kujton se erdhi një moment në karrierën e tij që kuptoi se po punonte pa kuptim: “Kuptova që po punoja vetëm për të mbajtur shtëpitë që kisha blerë rreth e rrotull botës dhe e rrallova punën.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA