Mourinho: Dua të fitoj ndaj Barcelonës

17/01/2012 15:25

Jose Mourinho ka theksuar në konferencën për shtyp para ndeshjes të së mërkurës me Barcelonën, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë, se ky kompeticion është objektivi i tretë në radhë për Real Madrid, por kur luan ndaj Barcelonës ai kërkon gjithmonë fitoren.

“Kupa e Mbretit është objektivi i tretë sezonal, por këto ndeshje dua t’i fitoj dhe të kaloj në raundin tjetër”, u shpreh Mourinho, i cili në tetë përballjet ndaj katalanasve që kur ka ardhur në krye të ekipit madrilen ka fituar vetëm një herë.

Tekniku portugez foli edhe për Cristiano Ronaldo, sulmuesin e Real që në ndeshjet e fundit ka humbur shkëlqimin.

“Nuk i kuptoj kritikat ndaj tij. Në ndeshjen ndaj Mallorca më pëlqeu më shumë se çdo herë tjetër. Edhe pse nuk shënoi gol, vrapoi si një luan dhe rekuperoi shumë topa. Dua të shtoj se që kur jam trajner i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola dhe nuk do të lejoj që mediat ta sulmojnë”, deklaroi “Special One”.

Top Channel