Inter i rikthehet merkatos

17/01/2012 15:00

Pas fitores së derbit, Interi i është rikthyer merkatos dhe nën shënjestrën e presidentit Moratti mbetet sulmuesi argjentinas i Manchester City, Carlos Tevez.

Pas tërheqjes së Milanit dhe refuzimit që i ka bërë ky lojtar francezëve të PSG, Interi me sa duket është i gatshëm të çojë ofertën në 28 milionë euro. Gjithsesi, presidenti Massimo Moratti është disi i frenuar në shprehjen e interesit për Apashin, siç quhet ndryshe Tevez.

Kjo për faktin se janë disa skuadra që po interesohen për të e në të njëjtën kohë pritet një konfirmim nga Manchester City për të rihapur tratativat.

Top Channel