Hapet festivali i Emir Kusturicës

17/01/2012 00:00

Hapet sot në Drvengrad, fshat në perëndim të Serbisë, në kufirin malor
me Bosnje Hercegovinën, edicioni i pestë i Festivalit të Kustendorf.

Bëhet fjalë për festivalin e filmit dhe muzikës të ideuar nga regjisori serb Emir Kusturica, që u kushtohet regjisorëve të rinj dhe kineastëve.

Mysafirë të këtij evenimenti do të jenë vëllezërit regjisorë Dardenne, aktorja franceze Isabelle Huppert, regjisori gjerman Andrea Dresden, ai iranian Marjane Satrapi, amerikani Abel Ferrara dhe aktori Benicio Del Toro.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta