Nëse disa ditë më parë Beyonce ishte lajm për lindjen e fëmijës së saj të parë, këngëtarja tashmë është në qendër të polemikave për foton promocionuese të albumit të saj të katërt.
Në këtë foto mund të shikohet këngëtarja afro-amerikane në një pozë shumë sensuale dhe me ngjyrën e lëkurës më të bardhë se zakonisht.
Nuk dihet nëse ky është efekt i ndriçimit apo Photoshop-it, por sidoqoftë është hapur sërish debati i vjetër kur Beyonce ishte imazhi i firmës L’Oreal.
Në atë kohë u akuzuan ata që bënë reklamën për shkak se duke “zbardhur” lëkurën e Beyonce kishin nxjerrë në pah anën e tyre raciste. Edhe vetë këngëtarja nuk shpëtoi nga kritikat që thonin se një sjellje e tillë e saj nuk ishte e mirë për të rinjtë sepse ata mësohen që t’i vijë turp për ngjyrën e errët të lëkurës.
Ende nuk ka komente nga Beyonce për këtë polemikë të re.
Top Channel