 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Valë nominimesh edhe në Londër për “The Artist”. Me 12 kandidatura,
filmi francez pa zë që “bëri namin” në Golden Globes, është në krye të
parashikimeve për cmimet Bafta. 
Cmimi në fjalë është homologu i cmimit Oscar në Britaninë e Madhe, ku ndër të tjera vlerësohet filmi më i mirë, regjisori, aktori dhe aktorja më e mirë.
Në vend të dytë është filmi spiunazh “Tinker, Taylor, Soldier, Spy”, i bazuar në romanin best-seller të John Le Carre, që ka marrë 11 nominime.
Ndërsa mes aktorëve figurojnë kandidaturat e Meryl Streep për interpretimin e Margareth Thatcher për “Iron Lady” dhe George Clooney për “The Descendants”.
Me të njëjtët filma Clooney dhe Streep triumfuan në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Golden Globe, që u zhvillua të dielën në hotelin “Beverly Hilton”, në Los Anxhelos.
Top Channel