Këngëtarja Avril Lavigne dhe i dashuri i saj Brody Jenner janë ndarë pas një lidhjeje 2-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur revista e thashethemeve ‘Life & Style’.
“Ata kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre sepse gjërat nuk po ecnin. Ata kishin pikëpamje të ndryshme mbi martesën”, është shprehur një burim.
Lavigne ka qenë e martuar më parë me Deryck Whibley, vokalistin e Sum 41, një grup shumë pak i njohur. Celebrimi u bë në korrik të vitit 2006.
Këngëtarja kanadeze filloi të dilte me Brody Jenner në vitin 2009, pak pas divorcit të saj.
Një tjetër burim tha për ‘Life & Style’: “Avril donte të martohej, por Brody nuk ishte plotësisht gati. Problemet e tyre filluan në verë gjatë turit të saj dhe largësia e ftohu marrëdhënien.”
Top Channel