 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			“Kontrabanda”, filmi aksion me Mark Wahlberg, doli në krye të box office
në Shtetet e Bashkuara fundjavën që sapo kaloi, duke arkëtuar plot 24
milionë dollarë. 
Në vendin e dytë ndodhet një tjetër “new entry”, “Bukuroshja dhe Bisha”, këtë herë në 3D, që ka siguruar 18.5 milionë dollarë.
Klasifikimi vazhdon me “Mision i Pamundur: Protokolli Fantazmë”, me 11.5 milionë dollarë dhe “Britma Gëzimi”, komedia muzikore me Queen Latifah, me 11.3 milionë.
“Sherlock Holmes: Loja e Hijeve”, që për shumë javë “bëri ligj” në box office, ka zbritur në vendin e pestë me 8.4 milionë dollarë.
Filmi tjetër që u duk se do të korrte sukses dhe që një fundjavë më parë spostoi gjigandët në klasifikim, “Me Djallin Brenda”, ra nga vendi i parë në të shtatin.
Filmi me buxhet 1 milionë dollarë, që në javën e parë të debutimit tërhoqi vëmendjen e audiencës, duket se po vuan pikërisht efektet e kostos së ulët.
Top Channel