Dëshpërimi i ndarjes nga Ashton Kutcher po jep shenja të qarta tek Demi Moore, e cila duket gjithmonë e më shumë një hije e vetves.
E pranishme në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve “Golden Globe” së bashku me të bijën e saj, Rumer Ëillis, Moore u duk se fshihte nën fustanin e saj elegant vetëm një grusht kockash dhe asgjë më shumë.
Ndonëse aktorja 49-vjeçare nuk ka patur asnjëherë linja të ekzagjeruara, dobësimi i tejskajshëm dhe i vazhdueshëm i saj ka bërë që të qarkullojnë gjithmonë e më shumë zëra për një anoreksi të mundshme të saj.
Gjatë mbrëmjes, Moore u përpoq të tregohej aktive dhe e qeshur, ndonëse duket gjithmonë e më qartë se ajo e ka të vështirë të përballojë rikthimin në jetën e beqares.
Aktualisht, Demi duket se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen e saj nga divorci tek xhirimet e filmit të ri, “Lovelace”, në të cilën ajo interpreton së bashku me Amanda Seyfried dhe James Franco.
Top Channel