Lala, grushte në ndeshjen e Hanoverit

16/01/2012 21:35

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni. Por mes dilemës për një post drejtes te Hanoveri, dhe një roli të kufizuar në fushë, futbollisti energjik është bërë protagonist gjatë në një ndeshje me ekipin e tij.

Altin Lala humbi durimin gjatë përballjes që Hanoveri zhvilloi me skuadrën holandeze të Herenvenit, në fazën përgatitore që këto ekipe po bëjnë në Portugali. Një ndërhyrje e ashpër e holandezit, Sibon ka nervozuar tej mase, futbollistin shqiptar që u përfshi më pas, në një grindje fizike.

Sipas gazetës gjermane “Hanoverishe Algemajne”, Lala është parë pas ndeshjes me kaviljen e fashuar, pas goditjeve të marra nga futbollistët e Herenvenit. Ekipi holandez mundi 1-0 Hanoverin në këtë miqësore.

Top Channel