Norvegji, ritestohet çmenduria e Breivik

13/01/2012 13:40

Gjykata e Lartë e Norvegjisë urdhëroi një studim të ri psikiatrit për vrasësin Anders Behring Breivik, një muaj pasi një komision i mëparshëm e konsideroi si të sëmurë mendërisht përpara ligjit.

Breivik është autori i masakrës së Utoja, një ishull turistik në vendin skandinav, ku në 22 korrik 2011, sulmi i tij i armatosur i mori jetën 69 të rinjve, ndërsa plagosi mbi 150 persona të tjerë.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas shpërthimit të një bombe në qendër të Oslos, që shkaktoi tetë viktima, edhe kjo vepër me autorisinë e Breivik.

Gjykatësja Wenche Elizabeth Arntzen deklaroi nga Oslo se një vlerësim i ri është bërë i domosdoshëm për shkak të kritikave të mëdha që ka marrë vlerësimi i parë që e konsiderohen të pandehurin të çmendur.

Nëse raporti do të konfirmohet, 32-vjeçari Breivik do t’i shpëtojë burgut dhe do të dërgohet në izolim në një klinikë psikiatrike.

Në nisjen e procesit kundër tij, vrasësi ka marrë përsipër autorësinë e krimit, të motivuar nga urrejtja e tij kundër muslimanëve dhe emigrantëve. Sipas Breivik, masakra ishte e domosdoshme për të ndërgjegjësua norvegjezët për domosdoshmërinë e një lufte kundër islamit.

Top Channel