Sezoni i ri i Formula 1

12/01/2012 23:50

Braziliani i Ferrarit, Felipe Massa beson se është në gjendje të konkurojë Fernando Alonson dhe pilotët e tjerë për sa i përket sezonit të ardhshëm në F1.

“Mund të garoj dhe unë si ai, ose mund të jem edhe më i mirë se ai, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Massa. Për ne është e rëndësishme të kemi një makinë të mirë, competitive nga fillimi deri në fund të kampionatit. Nuk më mungon personaliteti, nuk ka ndryshuar asgjë që nga 2008 kur humba titullin në garën e fundit apo dhe nga aksidenti në 2009”.

Sipas kontratës ky është viti i fundit që Massa do të garojë për kokuqen italiane, por kjo gjë nuk e shqetëson brazilianin. “Mendoj për kampionatin, pjesa e parë e sezonit do të jetë shumë e rëndësishme e cila mund të vendosë për të ardhmen time, ka përfunduar Felipe. Nga ana tjetër Fernando Alonso të cilit i mbaron kontrata në 2014 duket më i qetë se braziliani dhe thotë se gjithcka do të duket në pistë.

“Kam parë disa versione të makinës së re, port ë gjitha janë në letra. Duhet të shohim se cfarë mund të bëjë ajo makinë në pistë”, ka theksuar spanjolli, i cili ende nuk ka fituar ndonjë titull kampion me skuadrën e Ferrarit.

Top Channel