Inter, Moratti: Tevez? Do të shkojë tek Milani

12/01/2012 15:10

Interi dhe Carlos Tevez janë gjithmonë e më larg. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë presidenti zikaltër, Massimo Moratti.

Presidenti i Interit është kontaktuar nga televizioni francez Canal Plus dhe nga ‘La Gazzetta dello Sport’ duke lëshuar disa deklarata interesante.

“Mendoj se Tevez do të shkojë tek Milani”, është shprehur presidenti i Interit.

Kur u pyet nëse ishte mëkat që zikaltërit nuk mund të blejnë një futbollist si Tevez, Moratti u përgjigj shkurt: “Kështu e ka futbolli!”.

Ndërkohë, Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, është në Londër për të mbyllur tratativën me Manchester City dhe në këtë mënyrë Carlos Tevez të veshë fanellën kuqezi.

Top Channel