Vjen oferta e PSG për Pato

11/01/2012 10:30

Paris Saint Germain i ka prezantuar zyrtarisht një ofertë Milanit për sulmuesin Alexandre Pato.

Edhe pse emri i brazilianit është afruar shumë në media javët e fundit pranë klubit francez, ky është hapi i parë zyrtar i PSG ndaj klubit kuqezi.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, oferta është bërë me anë të telefonit dhe konsiston në 28 milionë euro plus bonuse.

Një ofertë interesante edhe pse Milani niset nga një vlerësim prej 45 milionë eurosh dhe mund të zbresë deri në 40. Gjithsesi, të gjitha palët e përfshira në tratativa (Milan, PSG dhe Pato) kanë vullnetin për të negociuar.

Top Channel