Pitt dëmtohet në këmbë
10/01/2012 00:00
Brad Pitt vjen në një stil “Doktor House”, por jo për ta imituar apo për të prezantuar ndonjë rol të ri.
Në edicionin e 23-të të edicionit të ‘Palm Springs International Film Festival’, Brad është prezantuar me një bastun që e ndihmonte për të ecur. “Jam vrarë ndërsa bëja ski. Po shoqëroja time bijë, por u pengova në një vend dhe u rrëzova. Fatmirësisht të gjithë jemi mirë”, sqaroi Pitt.
I shoqëruar në tapetin e kuq nga partnerja Angelina Jolie, Pitt dukej i lumtur dhe aspak i mërzitur për aksidentin.
Edhe Jolie konfirmon se e gjithë familja është shumë mirë. Aktorja mbante veshur një fustan të Elie Saab dhe dukej si gjithnjë shkëlqyeshëm.
Top Channel