Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Pas barazimit të dielën në mbrëmje kundër Espanyol, Barcelona po përgatitet për festë ditën e sotme. Në orën 19.00 do i dorëzohet (me shumë mundësi) Topi i Artë FIFA argjentinasit Leo Messi.
Kjo do të jetë hera e tretë radhazi për sulmuesin që merr çmimin më të rëndësishëm individual në botën e futbollit. Messi është favoriti kryesor dhe dy lojtarët e tjerë kandidatë janë Xavi Hernandez (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
Gjithashtu Messi është në garë edhe për çmimin e golit më të bukur të vitit.
Fitorja e Topit të Artë do e ngjiste Messi-n në nivelin e futbollistëve si Michel Platini, Johann Cruyff e Marco van Basten, të vetmit që e kanë fituar tre herë këtë çmim.
Për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit janë në garë Pep Guardiola (Barcelona), Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Sir Alex Ferguson (Manchester United). Favoriti është tekniku i katalanasve kampionë të Europës dhe Botës në fuqi.
Top Channel