Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin Milos Krasic do të qendrojë tek Juventusi. Lajmi konfirmohet nga Drejtori Sportiv i klubit torinez, Beppe Marotta, duke hedhur poshtë të gjitha zërat për largimin e mundshëm të mesfushorit serb, për të cilin disa klube të rëndësishme europiane, shfaqën interesin e tyre.
Marotta mohoi edhe transferimin e sulmuesit Amauri tek Roma.
“Milos Krasic nuk është në merkato ndërsa përsa i përket Amaurit, nuk kemi hyrë në bisedime me Romën”, tha drejtuesi i bardhezinjve.
Më pas Marotta ka folur edhe për Carlos Tevez duke sqaruar se Juventusi është tërhequr nga gara për marrjen e shërbimve të tij, duke lënë në këtë betejë vetëm Milanin dhe Interin.
“Tevez është një futbollist shumë i fortë. Fakti që Milan dhe Inter kanë nisur bisedimet për të nuk na bezdis shumë, për më tepër në hoqëm dorë nga blerja e tij dhe kemi parasysh arsyet tona për këtë”, tha Marotta.
Top Channel