FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Sikur të mos mjaftonin taksat aktuale për karburantet, të cilat ndikojnë 100% në çmimin final, qeveria me anë të Ministrisë së Transporteve po përgatitet të vendosë një tjetër tarifë, me synim krijimin e një fondi të veçantë për mirëmbajtjen e rrugëve, raportoi “Shqip” në numrin e së dielës.
Natyrisht, një ndërhyrje e tillë do t’i jepte tjetër ndikim negativ naftës dhe për rrjedhojë kostos për mjetet e transportit dhe ekonomisë në tërësi.
Dokumenti i Ministrisë së Transporteve, që tashmë ka marrë miratimin edhe të qeverisë shqiptare, parashikon që gjatë tre viteve në vazhdim, një pjesë e fondit për mirëmbajtjen e rrugëve të merret nga një taksë e posaçme mbi karburantet.
Qeveria ka rënë dakord vetëm në parim për vënien e kësaj takse, por masa e saj do të përcaktohet me anë të një ligji të posaçëm. “Rreth 98% të çmimit final të produktit, sipas ekspertëve, e përbën çmimi i produkteve në bursë së bashku me detyrimet fiskale dhe ato vendore. Taksat portuale të Depozitave Bregdetare, që menaxhohen nga koncesionarë privatë, janë nga më të lartat në rajon. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për detyrimet e tjera, deri tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”, – sqarojnë tregtarët e naftës.
Top Channel