Itali, vritet 32-vjeçari shqiptar

08/01/2012 14:30

Një shqiptar 32-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së shtunës në një lokal nate në Pavia të Italisë.

Lajmin e bën të ditur Ansa duke shtuar se shqiptari, i identifikuar si Edmond Shtjefni kishte disa precedentë për vjedhje.

Vrasja ka ndodhur para 500 personave dhe karabinierët nuk kanë sqaruar dinamikën e saj, por sipas Ansa viktima është marrë mënjanë nga vrasësi, i cili fillimisht e ka përqafuar e më pas ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë.

Top Channel