Një 60-vjeçar nga Berati është vrarë me armë zjarri, ndërkohë që ende sipas policisë kanë mbetur mister motivet e kësaj ngjarjeje.

Burime pranë morgut të spitalit rajonal njoftojnë se në orët e mbrëmjes së djeshme ka mbërritur pa jetë, i vrarë me armë zjarri 60-vjeçari Namik Balliu. Ai është banor i fshatit Vokopol, në komunën e largët Tërpan.

Kanë qënë banorët e fshatit ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 60-vjeçarit në pyll. Burimet thonë se viktima është qëlluar me çifte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Familjarët deklaruan se Balliu ishte larguar nga banesa paraditen e së shtunës për të shkuar për gjah në një nga pyjet e fshatit.

Nuk dihet ende nëse ai ka qenë vetëm apo i shoqëruar.

Top Channel