Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Tashmë thuajse është bërë një ritual. Përsëritet në çdo periudhë të
mundshme të transferimit të lojtarëve. Të gjithë sulmuesit shqiptarë
përfundojnë në merkato.
E njëjta gjë me ndonjë përjashtim të vogël, nuk kishte se si të mos ndodhte edhe në këtë janar të 2012-s, i cili shikon në xhiron e transferimeve, nga Salihi, Bogdani e Kapllani (shtyllat kryesore të sulmit të Kombëtares kuqezi, deri te Sukaj, Sadiku, Vajushi etj., të përfaqësueses sonë Shpresa.
Qëndrimi i Erjon Bogdanit te Çezena është gjithnjë e më shumë në dyshim. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë oferta nga disa klube italiane, ku ajo që ka shfaqur më shumë interes për të është pikërisht Modena, skuadër që luan në Serinë B. Por ditët e fundit, në radhë për futbollistin 34-vjeçar, ka hyrë edhe skuadra e Leçes. Kjo e fundit është në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar repartin e avancuar dhe Bogdani shihet si kandidatura ideale për trajnerin Serse Kozmi. Më parë u fol edhe për një interesim të Breshias për sulmuesin shqiptar të Çezenës, por duket se Leçe ka fituar një avantazh të konsiderueshëm në krahasim me ekipet e tjera italiane. Fundi i vitit 2011 e gjet bomberin shqiptar Hamdi Salihi jashtë planeve të trajnerit të Rapidit të Vjenës, Peter Shëtel. Madje ky i fundit nuk ngurroi ta thoshte publikisht që sulmuesi kuqezi nuk ishte më i preferuar për të vazhduar karrierën te kampionët rekordmenë të Austrisë, ndaj duhej që me ofertën e parë të largohej në janar. Ofertat për të nuk kanë munguar. Burime të sigurta pranë vetë lojtarit kanë deklaruar se klubi i Grashopersit i ka paraqitur të mërkurën ofertën e vet sulmuesit të Rapidit të Vjenës. Sulmuesi 27-vjeçar e ka dëgjuar, por normalisht që nuk ka dhënë ende një përgjigje. Ofertat e tjera, konkrete për sulmuesin, kanë ardhur nga Bryzhi dhe dy klubet turke, Gençlerbirligi dhe Gaziantepspor. Por bashkë me të, tek e njëjta skuadër zvicerane mund të shkojë edhe një tjetër sulmues shqiptar, i talentuari Armando Sadiku, i cili në 2011-n ka shkëlqyer në Lokarnon në ligën e dytë zvicerane dhe me Kombëtaren U-21. Klubit të tij i është ofruar një dëmshpërblim i kënaqshëm për kartonin, ndërsa vetë futbollisti gjithashtu e vlerëson si pozitive ofertën financiare. Burime pranë lojtarit thonë se ai do të ishte i gatshëm të pranonte menjëherë ofertën. Për të interesohen edhe zviceranët e Jang Bojs, Borusia Mynshengladbah në Bundesligën gjermane, dhe Xhenoa e Katania në Itali. Ndërsa Augsburgu nuk ofron garanci për Edmond Kapllanin, i cili ka marrë një ofertë nga gjermanët e Greuther Furth, por për momentin është ende herët të flasim. Shkodrani Xhevahir Sukaj, i rikthyer në kombëtare së fundmi, më në fund ka firmosur në Iran, me skuadrën elitare të këtij kampionati, Sepahan.
Top Channel