Ronaldinho vuan nga pagjumësia kronike

06/01/2012 15:50

Ronaldinho bën sërish të flitet për të, por jo në lidhje me magjitë në fushën e lojës. Futbollisti brazilian vuan nga “pagjumësia kronike”.

Për këtë arsye, Ronaldinho i ka kaluar mëngjeset e para të këtij viti duke fjetur në ambjentet e klubit të Flamengos në kohën që shokët e tij kryejnë seancat stërvitore të paradites.

Por, relacioni i stafit mjekësor të klubit nuk e ka bindur shumë trajnerin Luxemburgo, sipas të cilit pagjumësia e Ronaldinho-s lidhet me jetën e natës.

Verën e kaluar Flamengo kishte krijuar një linjë telefonike ekskluzive në dispozicion të tifozëve në mënyrë që ata të lajmëronin klubin në rast se shikonin futbollistin në klube nate deri në orët e para të mëngjesit.

Top Channel