IFFHS, Guardiola, trajneri më i mirë në botë

06/01/2012 15:10

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është përzgjedhur si trajneri më i mirë në botë për klubet nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Guardiola mori 201 pikë nga ekspertët e 81 shteteve që kanë marrë pjesë në këtë votim.

Në vend të dytë u rendit Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, me 112 pikë, ndërsa Sir Alex Ferguson (Manchester United) zuri vendin e tretë me 107 pikë.

5 trajnerë kanë arritur për herë të parë të hyjnë në dhjetëshen më të mirë: serbi Ivan Jovanovic, argjentinasi Jorge Luis Sampaoli, uruguajani Jorge Daniel Fossati dhe portugezët Domingos Paciencia dhe Andre Villas-Boas.

1. Pep Guardiola (Barcelona)  201 pikë
2. José Mourinho (Real Madrid) 112
3. Sir Alex Ferguson (Manchester United) 107
4. André Villas-Boas (Chelsea) 78
5. Roberto Mancini (Manchester City) 45
6. Muricy Ramalho (Santos) 20
7. Ivan Jovanovic (APOEL) 11
8. Jorge Luis Sampaoli (Universidad de Chile) 11
9. Domingos Paciencia (Sporting Club) 10
10. Jorge Daniel Fossati (Al-Sadd Doha) 10

Top Channel