Lushnjë, hetim për aksidentin e trenit

05/01/2012 00:00

Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet për aksidentin e datës 26
dhjetor, kur një person u shtyp nga treni i linjes Tiranë-Vlorë.

Hetimet kane nisur ne baze te nenit 97 te Kodit Penal per mosdhenien e ndihmes se pare ne kohen e duhur. Kjo behet e ditur nga prokurori i rrethit Petrit Cano qe po ndjek ceshtjen. Deri me tani jane marre ne pyetje shoferet e autoambulancave te spitalit Lushnje, si dhe drejtuesit.

Nga ana e prokuorise po merren te gjitha tabulatet e personave qe po hetohen, ku do te shikohet me saktesi te gjitha oret e bisedave te kryera per te zbardhur arsyen e voneses me gati nje ore te autoambulances ne vendin e aksidentit. Nderkohe qe familjaret e te ndjerit Enver Saraci, i cili humbi jeten nje dite pas aksidentit ne Spitalin Ushtarak, akuzojne spitalin per mosdhenien e ndihmes dhe kerkojne drejtesi.

Babai i tyre Enver Saraci u godit nga treni ne mbikalimin e Savres. Mashinisti lajmeroi policine dhe i plagosuri u transportua ne rrugen nacionale ne pritje te autoambulances qe ishte njoftuar nga ana e policise.
Por pas nje pritje per nje ore, edhe pse spitali me 6 autoambulanca eshte shume afer, mjeket nuk kane shkuar ne ndihme te te plagosurit. Policet e kane transportuar vete te aksidentuarin, i cili pas mjekimeve te para u dergua ne Tirane, ku humbi edhe jeten.

Top Channel