Eusebio, sërish në spital

04/01/2012 19:50

Eusebio da Silva Ferreira, i konsideruar si futbollisti më i mirë portugez i të gjitha kohërave, është shtruar sërish në spital për disa shqetësime në kockën e qafës.

Ish-futbollisti, i cili ka qenë i shtruar në periudhën 19-31 dhjetor të vitit të kaluar për një pneumoni, është rikthyer sërish në spitalin Luz të Lisbonës.

Eusebio, i cili këtë muaj mbush 70 vjeç, po mbahet nën vëzhgim në pritje të rezultateve të analizave mjekësore.

I njohur si “Pantera e zezë”, ish-sulmuesi ka shënuar më shumë se 300 gola me Benfikën duke fituar 11 kampionate portugeze, dy Kupa Kampionesh (Champions League) dhe ka arritur një vend të tretë me kombëtaren portugeze në botërorin e vitit 1966, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Top Channel