Destro, objektivi i Milanit në merkato?

04/01/2012 13:20

Osvaldo, Drogba apo Balotelli nuk do të mbërrijnë tek Milani, pasi nuk janë pjesë e filozofisë së re që ndan klubi.

Këtë e deklaroi presidenti, Silvio Berlusconi, në një komunikim telefonik për një radio italiane gjatë së premtes.

Ai që është piketuar nga klubi si pasardhësi i Patos, në fakt është talenti i Romës, Mattia Destro.

”Osvaldo kalon kufirin e moshës që i kemi vendosur klubit si tavan për projektin e të rinjve. Drogba gjithashtu është jashtë kësaj linje për të njëjtën arsye. Balotelli nuk më bind si njeri. Ndërsa Destro po, ai përfshihet në tipologjinë e futbollistëve që mund të luajnë për Milanin”, deklaroi Berlusconi.

”Për të ardhmen nevojiten edhe 2-3 vite për të ndërtuar një skuadër vërtetë konkurruese. Milani është ende protagonist në Itali dhe në botë, por nisemi me një skuadër shumë të re. Zbuluesit tanë të talenteve janë duke ndjekur mbi 100 të rinj momentalisht”.

Presidenti i Milanit u ndal edhe tek transferimi i Patos. “Fatkeqësisht, ai dëshironte të rikthehej në Brazil për 1-2 vite, duke premtuar se do të rikthehet përsëri tek Milani”.

Top Channel