Viti i Ri 2012, festë dhe fishekzjarre

01/01/2012 00:00

Qielli i kryeqytetit eshte ndricuar nga fishekzjarret shumengjyreshe, qe
jane hedhur per te festuar ardhjen e vitit te ri 2012, minutat e pare
te te cilit jane shoqeruar me perqafime uruese ndaj njerezve me te afert
dhe brohoritje te shumta.

Edhe kete vit, Top Channel ka transmetuar live nga qendra e Tiranes, ku gazetarja Genta Popa ka percjelle urime nga sheshi ‘Skenderbej’.

Atmosfera festive duket se ka sjelle prane sheshit ‘Skenderbej’ mjaft njerez, familjare e te rinj, te cilet kane gezuar me njeri tjetrin ne naten e nderrimit te viteve.

Te tjere kane vrapuar drejt lokaleve te tejmbushura me njerez dhe kane festuar te pagjume deri ne oret e para te agimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta