Fushë-Krujë, i burgosuri i vë flakën vetes

31/12/2011 14:30

Një i burgosur tentoi mesditën e së shtunës t’i jepte fund jetës së tij në burgun e Fushë-Krujës, kur i vendosi flakën vetes në qeli.

Ilir Allçi, nga Gramshi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, është shoqëruar me urgjencë në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Për momentin, policia ka të paqartë motivet që çuan në kryerjen e këtij akti të dëshpëruar prej tij.

Ky nuk është hera e parë që regjistrohen vetvrasje apo tentativa për t’i dhënë fund jetës në kampet e vuajtjes së dënimit.

Nuk janë vetëm kushtet e vështira të mbajtjes të të dënuarve në izolim, por edhe mungesa efektive e strukturave të tjera brenda burgut, si psikologu, programet riedukuese dhe të punës, ato që shkaktojnë këtë situatë.

Top Channel