Durrës, babai qëllon më sëpatë djalin

31/12/2011 00:00

Një konflikt i hershëm familjar në Katund Sukth të Durrësit është kthyer
ne krim. 32-vjecari Artan Gorea eshte goditur me sepate nga i ati Vlash
Gorea, nje burre rreth te 70-ave.

Babai per shkak te dhunes se vazhdueshme ka goditur te birin ne koke me mjetin e forte. I plagosuri po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale, ndersa ndodhet ne gjendje te rende. Policia ka ndaluar babanë e te plagosurit dhe kryer veprimet e para hetimore.
 
Shkodër, plagoset një person

Nje 31-vjecar ne qytetin e Shkodres u qellua me arme zjarri nga persona te maskuar qe me pas jane identifikuar nga ana e policise dhe jane shpallur ne kerkim. Ne shenjester te atentatit ishte 31-vjecari Artan Kalaja, i cili mesnaten e djeshme po leviste me automjetin e tij kur nje bresheri automatiku e goditi.

Pas atentatit personat e maskuar jane larguar ndersa policia ka derguar ne gjendje te rende ne spital 31-vjecarin i cili mund t’i shpetoje ndersa ka marre disa plumba ne trup. Policia ka zbardhur arsyet e ketij sulmi dhe ka identifikuar autorin por per shkak te hetimit te dhenat nuk behen te ditura.

Top Channel