Sarandë, kapet skafi me hashash

30/12/2011 00:00

Një gomone me dy shqiptare ne bord eshte kapur mbremjen e se enjtes ne ujërat neutrale midis Sarandes dhe Korfuzit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë kufitare ne Sarande, mjeti lundrues eshte zbuluar nga skafi i policisë kufitare të Korfuzit, qe e ka ndjekur gomonen kur po lundronte nga ujërat territoriale të Sarandës për në ujërat greke. Gomonia eshte bllokuar dhe eshte shoqeruar per në portin e Korfuzit, se bashku me drejtuesit, per te cilet eshte thene se jane shqiptarë.

Mesohet se dy klandestinët janë arrestuar, pasi mendohet se ata do te kryenin trafik te lendeve  narkotike nga Saranda në Korfuz. Pak kohë më parë, policia greke gjeti në ujrat neutrale rreth 84 kg hashash, që ishin hedhur në det nga një skaf që nuk u identifikua.

Durres, sekuestrohen 700 kg kanabis

Plot 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në portin e Durrësit. Operacioni është kryer pasditen e së hënës, kur droga u zbulua dhe më pas u sekuestrua nga një kamioncinë me targë “AA 078 CC”.

Autoritetet portuale njoftojnë se në pranga ra drejtuesi i kamioncinës, shtetasi Redi Furxhi, 24 vjec. Sipas policisë, mjeti po tentonte të udhëtonte drejt Italisë përmes tragetit të linjës Durrës-Bari dhe u ndalua pak para se të hipte në traget.

Korcë, sekuestrohen 10 kg kanabis

Një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike është sekuestruar në qytetin e Korcës ndërsa është vendosur në pranga një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Lenda e llojit kanabis sativa eshte gjetur ne ambjentet e baneses se 26 vjecarit Ervis Ligori i cili sipas te dhenave te policise e kishte fshehur ate ne bodrum. Sipas te dhenave se bashku me Stavri Pojanin arrestimi i te cilit nuk eshte bere ende i mundur, realizohej shperndarja e droges ne ambjente te ndryshme.

Burimet policore thane se droga me origjine nga Lazarati shperndahej nga dy te rinjte kryesisht ne gjimnazet dhe pubet e qytetit te Korces. Pas sinjalizimeve te marra ne rruge operative per veprimtarine e konntrabandes qe kryenin dy te rinjte policia permes nje operacioni te koduar “Kishtlindjet” ka arrestuar ne flagrance 26 vjcarin Ligori dhe ka shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij Stavri Pojani.

Forcat e policisë në vend kanë rritur sekuestrimet e drogave të lehta. Vetëm një ditë më parë, policia e Sarandës sekuestroi 284 kilogramë drogë dhe vuri në pranga një person.

Përmes operacionit të koduar me emrin “Duralumini” u bë e mundur kapja e drogës në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Krane.

Lënda narkotike ishte fshehur në karrocerinë e automjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit, 22-vjecari Ermal Ramaj nga Vlora, ra në prangat e policisë.

Ndërsa më herët gjatë muajit, po në portin e Durrësit, 227 kilogramë marijuanë u sekuestruan në tentativë për t’u trafikuar drejt shtetit italian.

Rreth orës 03.00 të datës 14 dhjetor, policia bëri arrestimin në flagrance të drejtuesit të kamionit, shtetasit Besnik Yzeiraj, 38 vjec, me banim në zonën e plazhit në Durrës.

Në kamionin e drejtuar prej tij u gjet e fshehur sasia e lëndës narkotike. Burimet të policisë bënë të ditur se droga ishte ndarë në 114 pako dhe ishte fshehur në pjesët e brendshme të kamionit me targë “AA 342 BU”.

Teksa drejtuesi po kryente procedurat e imbarkimit të automjetit në një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, kamioni iu nënshtrua masës së sekuestros bashkë me “mallin” e gjetur në të.

Top Channel