Prokuroria e Tiranes, së shpejti pritet të mbyllë hetimet dhe të dërgojë në gjykatë dosjen penale për falsifikimin e dokumentave të pronësisë për 254 hektare toke në bregdetin e Durrësit.
Për këtë çështje, Gjykata e Lartë ka vendosur që toka t’u kthehet trashëgimtarëve të familjes Shallvari, ku është pronare edhe familja e gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi.
Sipas burimeve pranë Prokurorisë, personi i vetëm ëe mund t’i komunikohet akuza është Qemal Mulla, përfaqësues i familjes Toptani, që prej vitesh kanë rivalizuar nëpër gjykata me trashëgimtaret e Shallvarëve për këtë sipërfaqe toke.
Qemal Mulla, sipas informacioneve të Prokurorisë ka dalë jashtë Shqipërisë dhe dyshohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, por jo për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, që ende nuk është zbuluar se kush i ka falsifikuar këto dokumente.
Por, pas transmetimit të lajmit, personi që përmendet në dosjen e Prokurorise, përfaqësuesi i familjes Toptani, Qemal Mulla ka deklaruar për “Top Channel” se ai nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria, siç pretendohet nga organi i akuzës.
Zoti Mulla deklaroi se ai nuk eshte i fshehur asnjehere drejtesise dhe eshte paraqitur jo me larg se nje dite me pare ne zyrat e Prokurorise se Tiranes, ku eshte interesuar pikerisht per kete çeshtje, ku ka biseduar me prokuroret e saj dhe atij nuk i eshte komunikuar asnje akuze.
Ajo qe raportohet nga Prokuroria eshte se sipas ekspertizes laboratorike, dokumenti i pronave i paraqitur prane zyres rajonale te agjensise se kthimit te pronave ne durres, eshte i falsifikuar.
Ky falsifikim, sipas asaj qe thote laboratori shkencor konsiston ne ndryshimin e shkrimit, dy vula te ndryshme, njera qe i perket kohes se Ahmet Zogut dhe tjetra vitit 1944 si dhe ndryshojne numrat e repertorit perkates. Dokumenti i falsifikuar eshte futur ne arkiven e shtetit disa vite me pare dhe me pas eshte terhequr sikur te ishte origjinali.
Lidhur me dyshimet e Prokurorise per perdorimin e dokumentave te falsifikuara, Zoti Mulla deklaroi se ai nuk mund te komentoje nje akuze qe nuk i eshte komunikuar dhe qe nuk ekziston, duke patur besim te drejtesia.
Kallzimi per kete çeshtje eshte bere nga trashegimtaret Shallvari, mes të cileve ishte edhe i ndjeri Skerdilaj Konomi, vrasja makabre e te cilit ende nuk eshte zbardhur. Pritet qe perfundimi i ketyre hetimeve te ndikoje edhe ne procesin civil ne gjykaten e tiranes, per ekzekutimin e vendimit te gjykates se larte e cila ia ka njohur ta afermeve te gjykatesit konomi kete toke.
Top Channel