Festat, kthehen emigrantët

29/12/2011 15:50

Të paktën 85 mijë shqiptarë kanë dalë nga Shqipëria në javën e fundit, ndërsa 128 mijë kanë hyrë në Shqipëri.

Statistikat zyrtare tregojnë se sërish pikat kufitare në vend, ashtu si çdo fundviti, kanë rritur kapacitetet e tyre me tre deri në pesë herë. Duket se liberalizimi i vizave ndryshoi raportet e hyrje-daljeve vetëm në fund të vitit 2010, pak ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Vitin e kaluar, hyrjet në vend ishin më të ulëta në krahasim me daljet. Ndërsa këtë vit janë 1.5 herë më tepër. Të dhënat e javës së fundit tregojnë sërish, se hyrjet në vend janë më të shumta se daljet, pavarësisht lëvizjes së lirë. Dy pikat e kalimit kufitar ato me Kapshticën dhe Kakavijën, janë sërish epiqendra e flukesve të mëdha të lëvizjeve që pasohen me dy portet Durrës dhe Vlorë.

Fluksi më i madh i lëvizjes në javën e fundit, që shënon edhe me të lartin për muajin dhjetor, është një ditë përpara Krishtlindjeve. 26 mijë e 733 shtetas shqiptarë hynë në tokën e tyre, dhe 13 mijë e 109 dolën kryesisht për ta kaluar festën në Greqi, apo shtete të tjera të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA