Chavez: SHBA-të po na sjellin sëmundjen

29/12/2011 00:00

Njoftimi i sëmundjes së presidentes argjentinase Kristina Fernandez de
Kirchner e ka bere Hugo Chavez-in te mendoje se nuk mund te jete thjesht
koincidence ky shtim i prekjes se lidereve latine nga kanceri.

Ai vete eshte nje prej udheheqesve te rajonit te prekur nga semundja e rende pergjate ketij viti. Nisur nga keto zhvillime, si dhe rrefimet e Fidel Kastros mbi perpjekjet e vazhdueshme te CIA-s per eliminimin e tij fizik, presidenti venezuelian ka nisur spekullimet se pergjegjese per kete situate mund te jete administrata amerikane.

Shtetet e Bashkuara, sipas Chavez, kane zhvilluar ndoshta nje lloj teknologjie qe shkakton perhapjen e kancerit. Te tilla pretendime, i shoqeroi edhe me paralajmerimin drejtuar kryetareve te tjere te shteteve majtiste se mund te jene shenjestra e radhes.

Kirchner eshte diagnostikuar se fundi me kancer te gjendes tiroide. Chavez vete u prek nga semundja e rende, te cilen pretendon se ka arritur ta mposhte. Kancer kane pasur gjithashtu edhe Fernando Lugo i Paraguajit, Dilma Rousseff e Brazilit dhe paraardhesi i saj Lula. Per presidentin venezuelian, fenomeni eshte teper i cuditshem dhe i veshtire per t`u shpjeguar me ligjet e probabilitetit. 57-vjecari kujtoi gjithashtu se shkencetare qe punonin per qeverine amerikane infektuan me sifiliz dhe semundje te tjera te burgosurit ne Guatemale ne 1940-ten, fakte keto qe dolen ne drite vetem vitin e kaluar.

Top Channel